Arkiv

🇽🇰 Hap historik për produktet “Made in Kosova” – Kosova hyn zyrtarisht në sistemin global të identifikimit të produkt…

30.01.2026. 2 min čitanja

🇽🇰 Hap historik për produktet “Made in Kosova” – Kosova hyn zyrtarisht në sistemin global të identifikimit të produkteve

Kosova po shënon një hap të rëndësishëm historik drejt integrimit të plotë në tregtinë globale, duke hyrë zyrtarisht në sistemin ndërkombëtar të identifikimit të produkteve GS1.

Në prag të fillimit të operimit të GS1 Kosova, është zhvilluar një takim i rëndësishëm me përfaqësuesit e Shoqatës së Shitësve me Shumicë dhe Pakicë – Kosovo Retail Network, ku janë dakorduar hapat finalë drejt prezantimit të barkodeve ndërkombëtare për Kosovën.

Sipas njoftimit, nga data 1 shkurt, Kosova nis lëshimin e barkodeve me prefiks shtetëror identifikues, duke u mundësuar produkteve kosovare njohje të drejtpërdrejtë, të standardizuar dhe të verifikueshme në tregun ndërkombëtar. Ky zhvillim konsiderohet një moment kyç për ekonominë e vendit dhe për prodhuesit vendorë.

Me zbatimin e këtij standardi:

✔ Produktet kosovare do të kenë identitet unik dhe të besueshëm

✔ Do të lehtësohet qasja në tregjet ndërkombëtare

✔ Do të reduktohen barrierat teknike në tregti

✔ Do të rritet besueshmëria dhe imazhi i prodhimit vendor

Ky hap vlerësohet si një sukses i përbashkët i institucioneve dhe sektorit privat, i cili forcon pozicionin e Kosovës në hartën globale të tregtisë. Standardizimi i barkodeve pritet të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e eksporteve, përmirësimin e gjurmueshmërisë së produkteve dhe digjitalizimin e zinxhirit të furnizimit.

Me këtë zhvillim, çdo produkt “Made in Kosova” tashmë komunikon dhe konkurron me standardet ndërkombëtare.

— Dragash Info

Original