𝗛𝗮𝗹𝗶𝘁 𝗭𝗼𝗴𝗮𝗷: Ç𝗱𝗼 𝘃𝗲𝗻𝗱𝗶𝗺 𝗽ë𝗿 𝗡𝗶𝘀𝗺ë𝗻 𝗸𝗮𝗹𝗼𝗻 𝗽ë𝗿𝗺𝗲𝘀 𝗗𝗲𝗴ë𝘀 𝘀ë 𝗣𝗗𝗞-𝘀ë 𝗻ë 𝗠𝗮𝗹𝗶𝘀𝗵𝗲𝘃ë
Halit Zogaj ka reaguar lidhur me diskutimet për një afrim të mundshëm të Nismës me PDK-në, duke theksuar se çdo vendim i tillë duhet të kalojë përmes Degës së PDK-së në Malishevë dhe strukturave lokale të partisë. Sipas tij, askush nuk mund të anashkalojë kontributin dhe besnikërinë e aktivistëve dhe votuesve të PDK-së në Malishevë, të cilët për vite me radhë kanë mbajtur gjallë frymën e partisë edhe në periudhat më të vështira politike. Zogaj ka deklaruar se Nisma dhe Fatmir Limaj kanë shkaktuar dëmin më të madh politik ndaj PDK-së pikërisht në Malishevë, duke sjellë përçarje dhe dobësim të subjektit në këtë komunë. “PDK nuk është ndërtuar me pazare momentale, por me besnikëri, sakrificë dhe respekt ndaj atyre që nuk u larguan kurrë”, thuhet ndër të tjera në reagimin e tij. — Dragash Info