Lokale

Thirrje për nënshkrim masiv të peticionit në mbështetje të krerëve të UÇK-së

20.04.2026. 2 min čitanja

Thirrje për nënshkrim masiv të peticionit në mbështetje të krerëve të UÇK-së width= Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL UÇK), dega në Sharr, ka njoftuar se nga sot qytetarët kanë mundësinë të nënshkruajnë një peticion në mbështetje të krerëve të UÇK-së, të cilët po mbahen në Hagë. width= Sipas njoftimit zyrtar, nënshkrimi i peticionit po zhvillohet para zyrës së OVL UÇK-së në Sharr dhe do të vazhdojë deri më datën 22.04.2026 (e mërkurë), deri në ora 15:00. width= Ky veprim konsiderohet një thirrje për solidaritet dhe bashkim qytetar në mbështetje të figurave të luftës çlirimtare, duke dëshmuar se shoqëria vazhdon të qëndrojë e bashkuar në mbrojtje të vlerave të UÇK-së. width= Nga organizatorët u bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë dhe ta nënshkruajnë peticionin sa më masivisht, si shprehje e përkrahjes dhe respektit ndaj kontributit të luftës për liri.   Pjesëmarrja e gjerë qytetare në këtë iniciativë shihet si mesazh i qartë i unitetit dhe përkushtimit ndaj çështjeve me rëndësi kombëtare.   — Dragash Info