Qendrore

Raportim i vitit 1997: Bastisja e familjes së Hashim Thaçi nga forcat serbe

13.04.2026. 2 min čitanja

Raportim i vitit 1997: Bastisja e familjes së Hashim Thaçi nga forcat serbe width= Sipas raportimeve të kohës, familja e Hashim Thaçi kishte qenë vazhdimisht në shënjestër të regjimit të Slobodan Milošević, për shkak të aktivitetit të tyre politik dhe atdhetar. Burime të publikuara nga Demokracia.com dhe të mbështetura në arkivat e gazetës Bujku tregojnë se më 17 tetor 1997, rreth 50 policë serbë – të uniformuar dhe civilë – të shoqëruar me një helikopter, dy autoblinda, një xhip dhe gjashtë automjete policore, kishin rrethuar dhe bastisur shtëpinë e Haxhi Thaçit në fshatin Brojë. Sipas raportimit, bastisja ishte realizuar në kërkim të Hashim Thaçit, i cili disa muaj më herët, në korrik të po atij viti, ishte dënuar në mungesë së bashku me komandantin legjendar Adem Jashari për aktivitete të armatosura kundër Serbisë. Artikulli i “Bujkut”, i titulluar “Shembuj tipikë ilustrative të dhunës serbe në Kosovë gjatë tetorit”, përshkruan në detaje ngjarjen, duke theksuar se gjatë bastisjes nuk ndodhej asnjë mashkull madhor në shtëpi. Policia serbe kishte marrë me vete Gani Thaçin, për të cilin familja nuk kishte asnjë informacion që nga arrestimi i tij më 30 shtator. Po ashtu, ishte arrestuar edhe Nimon Thaçi, 45 vjeç, invalid, ndërsa kryefamiljarit Haxhi Thaçi i ishte lënë një thirrje për paraqitje në polici. Ky rast konsiderohet si një ndër shembujt tipikë të represionit dhe dhunës sistematike që regjimi serb ushtronte ndaj familjeve shqiptare në Kosovë gjatë viteve ’90. — Dragash Info