Qeveria miraton përbërjen e re të Komisionit për Provimin e Jurisprudencës
Qeveria miraton përbërjen e re të Komisionit për Provimin e Jurisprudencës Prishtinë – Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar sot përbërjen e re të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës, në kuadër të mbledhjes së saj të rregullt. Propozim-vendimi është paraqitur nga Ministria e Drejtësisë, ndërsa Donika Gërvalla theksoi se ky hap vjen si nevojë për përmirësimin e procesit dhe rikthimin e besimit në këtë provim të rëndësishëm profesional. Sipas saj, një numër i madh ankesash të pranuara nga Ministria kanë nxjerrë në pah mangësi në vlerësim, mungesë konsistence në zbatimin e programit dhe nevojë për më shumë transparencë dhe profesionalizëm në arsyetimin e rezultateve. “Ka nevojë për më shumë konsistencë në praktikat e vlerësimit, zbatim më të unifikuar të dispozitave ligjore dhe rritje të transparencës,” u shpreh Gërvalla. Përbërja e re e Komisionit: Arian Gashi – kryetar i Komisionit Ersan Qavolli – zëvendësanëtar (e drejta penale) Lumni Sallauka – zëvendëskryetar (e drejta civile) Arsim Hamzaj – zëvendësanëtar Anita Prenaj-Krasniqi – anëtare (e drejta kushtetuese) Suada Rama-Hamza – zëvendësanëtare Burim Shala – anëtar (e drejta tregtare, e punës dhe administrative) Nehat Qelaj – zëvendësanëtar Bujar Muzaqi – anëtar (e drejta ndërkombëtare dhe e BE-së) Rrezarta Lleshaj – zëvendësanëtare Ministrja Gërvalla kërkoi mbështetjen e kabinetit qeveritar për këtë përbërje, duke theksuar se qëllimi kryesor është forcimi i meritokracisë, kredibilitetit dhe transparencës në procesin e provimit të jurisprudencës. Pas miratimit në Qeveri, përbërja e re pritet të procedohet për votim në Kuvendin e Kosovës, në përputhje me legjislacionin në fuqi. — Dragash Info