Lokale

Nxënësit finalistë nga Dragashi drejt garës shtetërore në Olimpiadën e Gjuhës Shqipe

28.04.2026. 1 min čitanja

Dragash — Janë bërë publikë nxënësit finalistë në nivel komunal, të cilët do të përfaqësojnë komunën në Olimpiadën e Përbashkët të Gjuhës Shqipe (Kosovë–Shqipëri), që do të mbahet më 9 maj 2026, nga ora 10:00 deri në 12:00, në Prishtinë. Sipas rezultateve të publikuara, në mesin e finalistëve janë: Elona Piraj – SHFMU “Fetah Sylejmani” (95%) Alea Qafleshi – SHFMU “Sezai Surroi” (87%) Vesa Myrtezani – SHFMU “Ilmi Bahtijari” (85%) Ajla Sadikaj – SHFMU “Fetah Sylejmani” (85%) Nxënësit kanë treguar rezultate të shkëlqyera në garën komunale, duke siguruar kështu pjesëmarrjen në nivel shtetëror, ku do të përballen me më të mirët nga Kosova dhe Shqipëria. Kjo olimpiadë përfaqëson një ndër aktivitetet më të rëndësishme në fushën e gjuhës shqipe, duke nxitur dijen, garën e ndershme dhe bashkëpunimin ndërshqiptar. 📸 Në foton e bashkangjitur paraqiten rezultatet e detajuara të nxënësve finalistë. width= — Dragash Info