Kurti për deklaratën e Fatos Gecit: Besojmë në pafajësinë e krerëve të UÇK-së, s’jam kryetar i komisionit disiplinor
Kurti për deklaratën e Fatos Gecit: Besojmë në pafajësinë e krerëve të UÇK-së, s’jam kryetar i komisionit disiplinor Kryeministri i Kosovës,, ka komentuar deklaratat e deputetit, duke theksuar qëndrimin e tij dhe të subjektit që drejton lidhur me zhvillimet e fundit. Kurti ka deklaruar se beson në pafajësinë e krerëve të, të cilët po mbahen në Hagë. “Tashmë kjo është trajtuar nga kryetarja e grupit parlamentar të LVV-së. Ju e dini qëndrimin tonë për Gjykatën Speciale, që ne e konsiderojmë si gjykatë jonormale. Ne jemi të bindur për drejtësinë e luftës çlirimtare të popullit të Kosovës dhe në pafajësinë e katër krerëve që po mbahen padrejtësisht në Hagë”, ka deklaruar Kurti. Ai shtoi se gjatë seancës, kryetarja e Kuvendit kishte reaguar ndaj deklaratave të deputetit Geci, duke i tërhequr vërejtjen dhe duke ia ndërprerë fjalën për shkak të gjuhës së përdorur. “Nga ana tjetër, ju ishit dëshmitarë që kryetarja e Kuvendit ia tërhoqi vërejtjen dhe ia ndërpreu fjalën deputetit, edhe për shkak të gjuhës dhe komentit”, tha ai. Në fund, Kurti theksoi se nuk ka rol në ndonjë strukturë disiplinore ndaj deputetëve. “Unë jam kryetar i LVV-së dhe kryeministër i Kosovës. Nuk jam kryetar i ndonjë komisioni disiplinor, aq më pak për dikë që i përket një subjekti tjetër politik”, u shpreh Kurti. — Dragash Info