Botë

FSK-ja drejt Gazës, SHBA vendos për nisjen e trupave nga Kosova

22.04.2026. 3 min čitanja

FSK-ja drejt Gazës, SHBA vendos për nisjen e trupave nga Kosova   Nisja e pjesëtarëve të drejt misionit ndërkombëtar në Gaza nuk do të varet drejtpërdrejt nga institucionet e Kosovës, por nga vendimmarrja e, përkatësisht nga gjenerali amerikan i forcës ndërkombëtare që pritet të udhëheqë operacionin në terren. Gjenerali amerikan do të përcaktojë kohën e nisjes, mënyrën e angazhimit dhe kohëzgjatjen e misionit, në përputhje me planifikimet operative në terren. Kështu ka bërë të ditur për Klan Kosova ish-komandanti i FSK-së,. Sipas Kastratit, mbështetja logjistike për këtë mision pritet të sigurohet nga SHBA-ja, pasi kapacitetet e Kosovës për transport dhe organizim mbeten të kufizuara për një operacion të tillë ndërkombëtar. “Në përgjithësi, FSK është e përgatitur sipas standardeve të NATO-s. Partneri ynë strategjik janë SHBA-të dhe është e natyrshme që ato të kenë rol udhëheqës në këtë operacion. Edhe pse bëhet fjalë për një mision ndërkombëtar, situata në terren mund të jetë sfiduese dhe të përfshijë edhe raste ekstreme”, ka deklaruar Kastrati. Ai theksoi se angazhimi i FSK-së në Gaza do të ndikojë pozitivisht edhe në planin politik dhe diplomatik, duke e pozicionuar Kosovën si një kontribuuese aktive në sigurinë ndërkombëtare. “Kosova ka qenë përfituese e sigurisë ndër vite, ndërsa tani po e kthen këtë mbështetje duke ofruar kontribut konkret në misione ndërkombëtare. Ky është një hap i rëndësishëm për shtetin tonë”, u shpreh ai. Sipas Kastratit, FSK pritet të kontribuojë kryesisht në fusha të specializuara si deminimi, ku konsiderohet ndër më të avancuarat, si dhe me oficerë shtaborë të trajnuar në vendet e NATO-s. “Atje pritet të angazhohen njësi të deminimit dhe oficerë shtaborë. FSK ka kapacitete të dëshmuara në këtë fushë, ndërsa oficerët tanë kanë kryer trajnime në vendet e NATO-s. Po ashtu, edhe policia ushtarake është e përgatitur për detyra të tilla”, shtoi Kastrati. Në fund, ai ritheksoi se nisja dhe angazhimi i trupave do të varet nga vendimet e gjeneralit amerikan në terren dhe nga planifikimet operative të këtij misioni. — Dragash Info