Komiteti për Komunitete jep dritën jeshile për pikat e seancës së Kuvendit në Dragash
Komiteti për Komunitete jep dritën jeshile për pikat e seancës së Kuvendit në Dragash
Dragash — Komiteti për Komunitete ka zhvilluar mbledhjen e katërt të rregullt për vitin 2026, ku është bërë shqyrtimi i materialeve për seancën e ardhshme të Kuvendit Komunal. Në rend dite kanë qenë: Shqyrtimi i materialit të Kuvendit për seancën e katërt të rregullt; dhe Eventuale. Pas shqyrtimit të materialit, komiteti ka rekomanduar që të gjitha pikat të procedohen për diskutim në seancën e katërt të rregullt të Kuvendit të Komunës së Dragashit. Seanca do të mbahet më 29 prill 2026, nga ora 10:00. — Dragash Info