Lokale

Klubi i Shahut “Sharri” paraqet ankesë për subvencionet në sport

08.06.2026. 1 min čitanja

width= width= Klubi i Shahut “Sharri” nga Dragashi ka dorëzuar një ankesë zyrtare për rishqyrtimin e vendimit dhe korrigjimin e listës së përfituesve të subvencioneve në fushën e sportit. Në ankesën e nënshkruar nga kryetari i klubit, Sinan Qafleshi, kërkohet që institucioni përgjegjës të vë në dispozicion dokumentacionin përkatës të vlerësimit dhe arsyetimit të ndarjes së mjeteve financiare, si dhe të japë sqarime ligjore në rast se klubi nuk është paraparë të përfitojë mjete, pavarësisht se figuron në listën e përfituesve. Po ashtu, klubi kërkon rishqyrtim të plotë të rastit dhe njoftim me vendim të arsyetuar me shkrim. Në dokument thuhet se, nëse çështja nuk sqarohet brenda afateve ligjore, klubi rezervon të drejtën për të kërkuar qasje në dokumente publike dhe për të ndjekur rrugët e tjera juridike të parapara me legjislacionin në fuqi. /Dragash Info/