Lokale

Jeton Mehmeti nga Opoja përfaqëson Kosovën në Universitetin prestigjioz të Kembrixhit

22.04.2026. 1 min čitanja

Jeton Mehmeti nga Opoja përfaqëson Kosovën në Universitetin prestigjioz të Kembrixhit   Jeton Mehmeti, nga fshati Kuk i trevës së Opojës në komunën e Dragashit, sot do të përfaqësojë Kosovën 🇽🇰 në një konferencë ndërkombëtare që po mbahet në University of Cambridge. Artikulli i tij është pranuar për prezantim përmes një procesi të hapur dhe konkurrues, duke dëshmuar nivel të lartë profesional dhe akademik. Për pjesëmarrjen në këtë universitet prestigjioz, Mehmeti ka realizuar një dëshirë të kahmotshme, duke shënuar një arritje të rëndësishme personale dhe njëkohësisht një moment krenarie për trevën e Opojës dhe gjithë komunën e Dragashit. Ky sukses vjen si dëshmi se të rinjtë nga vendi ynë po arrijnë të depërtojnë dhe të përfaqësohen denjësisht në skenën ndërkombëtare akademike. — Dragash Info