“Gecët e Llaushës e presin Hashim Thaçin si triumfues”, reagon Arbër Geci ndaj deklaratave të Fatos Gecit
“Gecët e Llaushës e presin Hashim Thaçin si triumfues”, reagon Arbër Geci ndaj deklaratave të Fatos Gecit Arbër Geci, Drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Skënderajt, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit Fatos Geci, i cili kishte uruar burgim të përjetshëm për ish-presidentin Hashim Thaçi. Në reagimin e tij publik, Arbër Geci ka ndarë një fotografi të Thaçit, të shoqëruar me mesazhin: “Gecët e Llaushës të presin si triumfues”. “I mjerë ai që nuk e kupton se vetëm lufta për liri e drejton qëllimin e jetës së njeriut”, ka shkruar ai më tej. Deklaratat e fundit të deputetit Geci, ku ai krahasoi rastin e Thaçit me atë të Naim Murseli, duke kërkuar burgim të përjetshëm, kanë nxitur reagime të shumta në opinionin publik dhe në skenën politike. Reagimi i Arbër Gecit vjen si pjesë e këtyre kundërshtimeve, duke theksuar qëndrimin e familjes dhe rrethit të tij në mbështetje të ish-presidentit Thaçi. Postimi i plotë mund të gjendet këtu: https://www.facebook.com/share/p/1CwLrfj4eU/� — Dragash Info