“Festa e Automjeteve Historike” mbahet më 30 maj në qendër të Dragashit
Në kuadër të aktivitetit “Oldtimer Fest Prizren 2026”, Komuna e Dragashit në bashkëpunim me Oldtimer Club Prizren organizojnë “Festën e Automjeteve Historike” në qendër të qytetit të Dragashit. Ngjarja do të mbahet të shtunën, më 30 maj 2026, nga ora 11:00 deri në ora 14:00, përballë objektit të Komunës së Dragashit, raporton Dragash Info. Sipas organizatorëve, qytetarët dhe adhuruesit e automjeteve klasike do të kenë mundësinë të shohin nga afër vetura historike dhe modele të rralla që sjellin nostalgji dhe histori automobilizmi. “Ftojmë të gjithë qytetarët dhe adhuruesit e automjeteve që ta përcjellin nga afër këtë ngjarje të veçantë”, thuhet në njoftimin e organizatorëve. Ky aktivitet pritet të sjellë atmosferë festive dhe interesim të madh nga vizitorët në qytetin e Dragashit. /DRAGASH INFO/