Lokale

Dr. Selami Sylejmani nderohet në kongres ndërkombëtar shkencor

19.04.2026. 2 min čitanja

Dr. Selami Sylejmani nderohet në kongres ndërkombëtar shkencor width= Një sukses i rëndësishëm për mjekësinë kosovare është shënuar nga gjinekologu Dr. Selami Sylejmani, i cili ka përfaqësuar Kosovën si ligjërues i ftuar në një nga ngjarjet më të rëndësishme shkencore ndërkombëtare, “AFGO 1st International Congress”. width= Në këtë kongres, ku morën pjesë mbi 20 ligjërues nga vende të ndryshme si Italia, Greqia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Rumania dhe Shqipëria, Dr. Sylejmani prezantoi ligjëratën me temë:   “Diagnostikimi i hershëm i shtatzënisë ektopike – Një ekzaminim, një vendim jetik që shpëton jetë”. width= Për kontributin dhe paraqitjen e tij profesionale, ai u nderua me titullin “Honorary Member” nga kryetari i AFGO-së, një vlerësim që dëshmon përkushtimin dhe nivelin e lartë profesional të mjekëve nga Kosova në arenën ndërkombëtare. width= Ky sukses përbën jo vetëm arritje personale për Dr. Sylejmanin, por edhe një nder të veçantë për shtetin e Kosovës, duke dëshmuar potencialin dhe cilësinë e profesionistëve shëndetësorë në vend.   — Dragash Info