Lokale

Dita e Tokës u shënua me aktivitete të veçanta në SHFMU “28 Nëntori” në Brodosanë

22.04.2026. 2 min čitanja

🌍 Dita e Tokës u shënua me aktivitete të veçanta në SHFMU “28 Nëntori” në Brodosanë 🌱 width= width= width= width= width= width= width= width= Në kuadër të Ditës së Tokës, mësueset dhe nxënësit e ciklit të ulët në SHFMU “28 Nëntori” në Brodosanë organizuan një sërë aktivitetesh edukative dhe kreative, me qëllim të rritjes së vetëdijes për mbrojtjen e mjedisit dhe ruajtjen e natyrës. Gjatë këtyre aktiviteteve, nxënësit u angazhuan me përkushtim në realizimin e punimeve dhe instalacioneve artistike, të cilat përcollën mesazhe të fuqishme për kujdesin ndaj planetit Tokë dhe rëndësinë e një ambienti të pastër dhe të gjelbër. Atmosfera u pasurua edhe më shumë me një këngë të dedikuar Tokës, e cila solli emocione, gëzim dhe entuziazëm tek të gjithë të pranishmit, duke e bërë këtë ditë edhe më domethënëse. Këto aktivitete synojnë të edukojnë brezat e rinj për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe ndërtimit të një të ardhmeje më të gjelbër e më të pastër.   — Dragash Info