KQZ zëvendëson tre asamblistë pas dorëheqjeve në Kuvendin Komunal Pas dorëheqjes së Arijeta Skeraj, Liridona Misinaj…
KQZ zëvendëson tre asamblistë pas dorëheqjeve në Kuvendin Komunal
Pas dorëheqjes së Arijeta Skeraj, Liridona Misinaj dhe Behar Brenolit nga pozita e asamblistëve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë sot zëvendësimin e tyre.
Sipas vendimit të KQZ-së, mandatet e asamblistëve do t’i ushtrojnë Pajtesa Berisha dhe Sami Mejzini nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), si dhe Xhumida Maznikar nga Socialdemokratët Unitarë (SDU).
Me këtë rast, asamblistëve të sapozgjedhur u është uruar shëndet i mirë dhe suksese në punën dhe angazhimin e tyre në shërbim të qytetarëve dhe komunitetit.