Kryetari Xheladini: Nderim dhe mirënjohje për veteranët e UÇK-së në Ditën e Veteranëve Me rastin e Ditës së Veteranëv…
Kryetari Xheladini: Nderim dhe mirënjohje për veteranët e UÇK-së në Ditën e Veteranëve
Me rastin e Ditës së Veteranëve, kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka shprehur nderimin dhe mirënjohjen e tij të thellë për të gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në mesazhin e tij, kryetari Xheladini ka theksuar se kjo ditë përfaqëson një kujtesë të përhershme për guximin, vendosmërinë dhe sakrificën e veteranëve të UÇK-së, të cilët u vunë në shërbim të lirisë së atdheut në periudhën më të vështirë për popullin e Kosovës.
Ai ka theksuar se Dita e Veteranëve bart edhe përgjegjësi morale dhe institucionale për respektimin dhe vlerësimin e veprës së atyre që zgjodhën rrugën e qëndresës dhe sakrificës për liri.
Sipas kryetarit Xheladini, veteranët e UÇK-së janë shembull i përhershëm i atdhedashurisë dhe përkushtimit, ndërsa dëshmorët e kombit do të mbeten përgjithmonë në kujtesën kolektive të qytetarëve, të nderuar me respekt dhe lavdi të përjetshme.
Në përmbyllje të mesazhit, kryetari i Komunës së Dragashit, në emër personal dhe institucional, u ka uruar veteranëve shëndet të mirë dhe respekt të vazhdueshëm për kontributin e tyre të pazëvendësueshëm.