IPK publikon numrin e radhës të revistës “Integriteti” Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka publikuar numrin e rad…
IPK publikon numrin e radhës të revistës “Integriteti”
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka publikuar numrin e radhës të revistës së tij zyrtare “Integriteti”.
Ky numër i revistës përmban shkrime dhe materiale informative mbi ngjarje dhe aktivitete të ndryshme të IPK-së gjatë vitit 2025, përfshirë aktivitete të trajnimeve profesionale, vizita studimore, si dhe foto-lajme nga veprimtaria institucionale.
Të gjithë të interesuarit mund t’i marrin versionet e printuara të revistës “Integriteti” në objektin e IPK-së, ndërsa versionet elektronike janë të qasshme përmes platformës zyrtare të institucionit.
Versioni elektronik (PDF) i revistës “Integriteti” mund të gjendet në vegëzën:
https://ipk.rks-gov.net/Services/Integrity