Universiteti i Prizrenit nënshkruan marrëveshje për grantet e vogla hulumtuese Në ambientet e Universitetit të Prizre…
Universiteti i Prizrenit nënshkruan marrëveshje për grantet e vogla hulumtuese
Në ambientet e Universitetit të Prizrenit është zhvilluar ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve për grantet e vogla hulumtuese me përfituesit e projekteve të përzgjedhura.
Ky aktivitet shënon një hap të rëndësishëm në mbështetjen dhe avancimin e kërkimit shkencor dhe inovacionit akademik, duke synuar fuqizimin e kapaciteteve hulumtuese dhe rritjen e cilësisë së projekteve shkencore.
Në ceremoni morën pjesë përfituesit e projekteve, Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, Rektor i Universitetit të Prizrenit, Prof. Ass. Dr. Luan Vardari, Prorektor, si dhe Kushtrim Rrakaqi, Udhëheqës i Zyrës për Kërkime Shkencore.
Rektori Alishani, së bashku me përfituesit, nënshkroi marrëveshjet përkatëse dhe i uroi ata për sukses në implementimin e projekteve, duke theksuar rëndësinë e zbatimit cilësor, respektimit të afateve të parapara dhe ndikimit të rezultateve në zhvillimin shkencor dhe institucional.
Universiteti i Prizrenit ka theksuar se mbetet i përkushtuar në krijimin e kushteve të favorshme për kërkim shkencor, duke inkurajuar stafin akademik dhe hulumtuesit e rinj që të kontribuojnë me projekte cilësore dhe me vlerë për shoqërinë.