Botë

Dragash: Përmbyllet numërimi i votave për kandidatët për deputetë Në Qendrën Komunale të Numërimit në Dragash ka përf…

30.12.2025. 2 min čitanja

Dragash: Përmbyllet numërimi i votave për kandidatët për deputetë

Në Qendrën Komunale të Numërimit në Dragash ka përfunduar procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë, duke përmbyllur zyrtarisht këtë fazë të procesit zgjedhor.

Sipas të dhënave nga numërimi i 57 kutive të votimit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë partia më e votuar në komunën e Dragashit, me gjithsej 4686 vota. Kandidati më i votuar nga kjo parti ishte kryeministri Albin Kurti, i cili mori 3973 vota.

Pas tij renditen: Filiz Mustafa me 3036 vota, Glauk Konjufca me 2972 vota, Albulena Haxhiu me 1360 vota dhe Donika Gërvalla me 1285 vota.

Forca e dytë politike në Dragash është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK). Kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, ka marrë 1950 vota, ndërsa pas tij janë renditur Samidin Xheladini me 1623 vota, Esra Myrtezani me 1490 vota, Zeni Krasniqi me 1362 vota dhe Xhavit Uka me 1211 vota.

Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është renditur e treta për nga numri i votave në Dragash. Kandidati më i votuar nga kjo parti ishte Bedri Hamza me 1821 vota, i ndjekur nga Hamdi Muhameti (1219 vota), Linda Nebiu (931 vota), Kujtim Gashi (746 vota) dhe Arian Tahiri (584 vota).

Me përfundimin e këtij procesi, Dragashi i është bashkuar komunave të tjera ku ka përfunduar numërimi i plotë i votave për kandidatët për deputetë.

Original Facebook objava