Shaban Shabani uron veteranët e UÇK-së në Ditën e Veteranëve Me rastin e Ditës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çl…
Shaban Shabani uron veteranët e UÇK-së në Ditën e Veteranëve
Me rastin e Ditës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish-kryetari i Komunës së Dragashit dhe njëherësh nënkryetar i Degës së PDK-së në Dragash, Shaban Shabani, ka përcjellë një mesazh urimi dhe mirënjohjeje për veteranët.
Në mesazhin e tij, Shabani ka vlerësuar lart sakrificën, guximin dhe përkushtimin e veteranëve të UÇK-së në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
“Me nderim dhe mirënjohje të thellë, sot shënojmë Ditën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Falënderojmë nga zemra të gjithë veteranët për sakrificën, guximin dhe përkushtimin e tyre. Kontributi i tyre është themeli mbi të cilin ndërtohet shteti ynë dhe e ardhmja e brezave që vijnë”, ka thënë Shabani.
Ai ka kujtuar gjithashtu dëshmorët e kombit, duke theksuar se sakrifica e tyre mbetet e përjetshme.
“Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit. Nderim dhe respekt për veteranët e UÇK-së”, ka përfunduar mesazhin e tij.