Dragash: Publikohen rezultatet preliminare të kandidatëve për deputet Pas përfundimit të numërimit të 100% të votave…
Dragash: Publikohen rezultatet preliminare të kandidatëve për deputet
Pas përfundimit të numërimit të 100% të votave në Qendrën Komunale të Numërimit në Dragash, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet preliminare për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Sipas të dhënave zyrtare të datës 10 shkurt, pas procesit të ri-numërimit, kandidatët me prejardhje nga Komuna e Dragashit kanë marrë këtë numër votash, pa përfshirë votat me kusht, ato me postë dhe votat e diasporës.
🔹 Renditja e kandidatëve sipas numrit të votave:
Filiz Mustafa (LVV) – 3,036 vota
Samidin Xheladini (LDK) – 1,623 vota
Esra Myrtezani (LDK) – 1,490 vota
Zeni Krasniqi (LDK) – 1,362 vota
Hamdi Muhameti (PDK) – 1,219 vota
Linda Nebiu (PDK) – 931 vota
Fatmir Gerdellaj (Nisma) – 223 vota
Mevludin Krasniqi (Nisma) – 184 vota
Zade Halilaj (Nisma) – 47 vota
Rezultatet tregojnë një dominim të qartë të Filiz Mustafës (LVV) në përkrahjen elektorale në Dragash. Me 3,036 vota, ai shënon rezultatin më të lartë ndonjëherë për një kandidat deputeti nga kjo komunë, duke vendosur një rekord të ri zgjedhor.
Megjithatë, rezultatet nxjerrin në pah edhe një fenomen të njohur në zgjedhjet parlamentare: mungesën e mbështetjes së plotë për kandidatët lokalë, edhe kur subjektet politike marrin numër të konsiderueshëm votash në nivel komunal. Një pjesë e elektoratit ka zgjedhur të votojë subjektin politik, pa e përkrahur kandidatin që vjen nga komuna e tyre.
Ky zhvillim hap debat mbi raportin mes përfaqësimit lokal dhe besnikërisë partiake, duke reflektuar tendencën e votuesve për t’i dhënë prioritet orientimit qendror të partive politike, më shumë sesa kandidatit lokal në garën për Kuvend.