Botë

Brezne: Diskutohet rritja e hakut të hoxhës nga 3 në 5 euro Kryesia e fshatit Brezne ka marrë pjesë sot në një takim…

31.12.2025. 1 min čitanja

Brezne: Diskutohet rritja e hakut të hoxhës nga 3 në 5 euro

Kryesia e fshatit Brezne ka marrë pjesë sot në një takim të mbajtur me ftesë të Këshillit të Xhamisë së fshatit Brezne, ku është diskutuar çështja e rritjes së hakut të hoxhës.

Gjatë takimit, u shqyrtua nevoja për rritjen e pagesës nga 3 euro në 5 euro, duke u bazuar në rritjen e vazhdueshme të çmimeve dhe kostove të jetesës, si dhe në nevojën për të siguruar kushte më të qëndrueshme për shërbimet fetare.

Kryesia e fshatit theksoi se vendimmarrja për këtë çështje nuk është në kompetencën e saj, por u takon organeve përkatëse të xhamisë. Megjithatë, Kryesia shprehu qëndrimin se kjo rritje konsiderohet e arsyeshme, duke marrë parasysh rrethanat aktuale ekonomike.

Nga Kryesia e fshatit u ritheksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve lokale dhe Këshillit të Xhamisë, në funksion të transparencës dhe mirëkuptimit me banorët e fshatit.

Original Facebook objava