Botë

DnV publikon Deklaratën Preliminare për zgjedhjet e parakohshme parlamentare Organizata Demokracia në Veprim (DnV) ka…

31.12.2025. 2 min čitanja

DnV publikon Deklaratën Preliminare për zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Organizata Demokracia në Veprim (DnV) ka mbajtur sot një konferencë për media, gjatë së cilës ka prezantuar Deklaratën Preliminare lidhur me mënyrën e zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025.

Në konferencë, përfaqësuesi i DnV-së, Eugen Cakolli, ka vlerësuar se procesi zgjedhor është zhvilluar përgjithësisht në një ambient të qetë, pa incidente serioze që do ta cenonin drejtpërdrejt integritetin e procesit të votimit.

Sipas deklaratës, janë evidentuar dhe trajtuar gjetjet kryesore që kanë të bëjnë me administrimin zgjedhor, funksionimin dhe vendimmarrjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), fushatën zgjedhore, pabarazinë e garës, përfaqësimin gjinor, besueshmërinë e listës së votuesve, votimin jashtë vendit, si dhe drejtësinë zgjedhore.

Po ashtu, dokumenti përfshin vlerësime mbi Ditën e Zgjedhjeve, procesin e votimit dhe numërimit të votave, certifikimin e subjekteve politike dhe përbërjen e listave të kandidatëve.

Deklarata Preliminare e DnV-së bazohet në vëzhgimin e drejtpërdrejtë në terren dhe në të dhëna të mbledhura gjatë gjithë ciklit zgjedhor, me qëllim të ofrimit të një vlerësimi të paanshëm dhe të bazuar në fakte për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Deklarata e plotë është e qasshme për publikun në linkun zyrtar të DnV-së.

Original Facebook objava