Hamdi Muhameti uron Ditën e Veteranëve të UÇK-së Kandidati për deputet nga PDK-ja në Dragash, Hamdi Muhameti, ka përk…
Hamdi Muhameti uron Ditën e Veteranëve të UÇK-së
Kandidati për deputet nga PDK-ja në Dragash, Hamdi Muhameti, ka përkujtuar sot Ditën e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke shprehur respektin e tij të thellë për kontributin e luftëtarëve të lirisë.
Në urimin e tij, Muhameti theksoi:
"Mirënjohje e pafund për sakrificën, guximin dhe qëndresën. Ju ishit zëri i lirisë kur fjala ishte e ndaluar dhe krahu i mbrojtjes kur shpresa rrezikohej. Nderim i përhershëm Veteranëve! Lavdi e përjetshme Dëshmorëve! Liria u fitua me gjak – ta ruajmë me dinjitet, unitet dhe drejtësi."
Ky mesazh i Hamdi Muhametit vjen si një homazh për ata që dhanë jetën dhe sakrificën për lirinë e Kosovës, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së vlerave të lirisë dhe unitetit në vend.