Gazetari gjerman: Një pjesë e diasporës që e votoi Kurtin fituan azil në Gjermani Peter Tiede, gazetari hulumtues nga…
Gazetari gjerman: Një pjesë e diasporës që e votoi Kurtin fituan azil në Gjermani
Peter Tiede, gazetari hulumtues nga Gjermania, ka deklaruar se një pjesë e votuesve të diasporës që mbështetën Albin Kurtin dhe ndikuan në rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, kanë fituar azil në Gjermani duke pretenduar se janë rrahur dhe kërcënuar nga UÇK-ja.
Deklarata e Tiedes po qarkullon në media dhe rrjete sociale, duke ngjallur diskutime mbi profilin e votuesve të diasporës dhe procesin e dhënies së azilit.
Autoritetet gjermane dhe institucionet përkatëse të Kosovës nuk kanë dhënë komente zyrtare lidhur me këtë çështje.