Botë

Jetmir Ajdini përfundon me sukses specializimin në Ortopedi dhe Traumatologji Lokomotore Më datë 31.12.2025, mjeku Je…

31.12.2025. 2 min čitanja

Jetmir Ajdini përfundon me sukses specializimin në Ortopedi dhe Traumatologji Lokomotore

Më datë 31.12.2025, mjeku Jetmir Ajdini ka përfunduar me sukses provimin specialistik nga lëmia e Ortopedisë dhe Traumatologjisë Lokomotore, para komisionit profesional në përbërje: Prof. Ass. Dr. Bujar Shabani, Mr. Sci. Dr. Gani Jashanica dhe Dr. Ridvan Krasniqi.

Me këtë rast, ai ka shprehur falënderime për korrektësinë dhe profesionalizmin e komisionit vlerësues, si dhe mirënjohje të veçantë për Drejtorin e Klinikës së Ortopedisë në QKUK, Dr. Xhavid Gashi, mentorin klinik Mr. Sci. Dr. Haki Prebreza, si dhe për të gjithë specialistët, infermierët dhe stafin e Klinikës së Ortopedisë në QKUK.

Po ashtu, Dr. Ajdini ka falënderuar kolegët e repartit të Ortopedisë në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, me të cilët ka kaluar një pjesë të rëndësishme të procesit të specializimit, si dhe familjen për mbështetjen dhe sakrificat gjatë pesë viteve të studimit dhe përkushtimit profesional.

Në këtë ditë të veçantë, ai ka shprehur mirënjohje edhe për Dr. Amir Vejselin, për kontributin e tij në ndërtimin dhe zhvillimin profesional.

Përfundimi i këtij specializimi përbën një arritje të rëndësishme profesionale dhe një vlerë të shtuar për shërbimet shëndetësore në Kosovë.

Original Facebook objava