Lokale

36 vite pa Ty – “Dëshmori i Kombit” Vahidin Hajrizi

26.04.2026. 2 min čitanja

36 vite pa Ty – “Dëshmori i Kombit” Vahidin Hajrizi width= 26 Prill 2026

width=

Sot bëhen 36 vite nga rënia heroike e dëshmorit të kombit, Vahidin (Xhimshid) Hajrizi nga Kuklibegu, i cili u vra më 26 prill 1990 gjatë shërbimit ushtarak në Armatën Popullore të Jugosllavisë (APJ), në Divulje të Splitit. Vahidin Hajrizi ishte një i ri i dalluar, i edukuar në frymën e atdhedashurisë dhe i angazhuar qysh herët në lëvizjet për liri. Si nxënës i gjimnazit “Emin Duraku” në Dragash, ai ishte ndër zërat më të fuqishëm të organizimit të protestave dhe solidarizimit me minatorët e Trepçës gjatë viteve 1988–1989, në një kohë kur populli shqiptar po përballej me padrejtësi të mëdha. Për shkak të veprimtarisë së tij, ai u përndoq, u mor në pyetje dhe u përjashtua nga shkolla nga pushteti i atëhershëm. Edhe gjatë shërbimit ushtarak, ndaj tij vazhdoi presioni dhe maltretimi i vazhdueshëm. Vdekja e tij u paraqit zyrtarisht si vetëvrasje, por rrethanat dhe faktet dëshmojnë për një likuidim të mirëfilltë nga aparati represiv i asaj kohe. Sot, kujtimi për Vahidin Hajrizin mbetet i gjallë si simbol i guximit, qëndresës dhe sakrificës për lirinë e atdheut. Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit! — Dragash Info