Profesori Visar Ahmeti nga SHML “Ruzhdi Berisha” merr pjesë në trajnim për zhvillimin e shkathtësive të gjelbra
Profesori Visar Ahmeti nga SHML “Ruzhdi Berisha” merr pjesë në trajnim për zhvillimin e shkathtësive të gjelbra
Në kuadër të përpjekjeve për avancimin e cilësisë në arsim, profesori i gjuhës gjermane nga SHML “Ruzhdi Berisha” në Dragash ka marrë pjesë në trajnimin me temë “Zhvillimi i Shkathtësive të Gjelbra”. Ky trajnim është organizuar nga Fakulteti i Edukimit, në kuadër të projektit “Ngritja e kapaciteteve të mësimdhënësve për të ofruar arsim cilësor për rezultate të përmirësuara të të nxënit për fëmijët, adoleshentët dhe të rinjt”, me mbështetjen e UNICEF në Kosovë. Pjesëmarrja në këtë trajnim synon fuqizimin e mësimdhënësve me njohuri dhe praktika bashkëkohore në fushën e edukimit për zhvillim të qëndrueshëm, duke kontribuar drejtpërdrejt në përmirësimin e procesit mësimor dhe rezultateve të nxënësve. Ky angazhim paraqet një hap të rëndësishëm drejt përgatitjes së brezave të rinj me shkathtësi të nevojshme për sfidat e së ardhmes dhe për një shoqëri më të qëndrueshme. — Dragash Info