Prof.
Prof. Dr. Sadik Idrizi sqarim për decentralizimin dhe akuzat e fundit të Emilija Redzepit
Prof. Dr. Sadik Idrizi ka reaguar sot lidhur me deklaratat e kryeministres në detyrë, Emilija Redzepi, rreth decentralizimit dhe rolin e tij në proceset e mëparshme qeveritare. Idrizi ka theksuar se akuzat e përsëritura në publik përfshirë pretendimin se ai “ka shitur komunat bošnjaqe në Vjenë” nuk korrespondojnë me të vërtetën.
Ai kujtoi se ka qenë pjesë e delegacionit të Kosovës në negociatat e Beogradit nën udhëheqjen e Martti Ahtisarit në vitin 2007, si ministër i Shëndetësisë, ku çështja e decentralizimit ishte e lidhur kryesisht me komunitetin serb dhe nuk përfshinte vendimet për komunat bošnjaqe. Idrizi sqaroi se procesi i decentralizimit për komunitetet jomajoritare u rregullua më pas në Ligjin për Kufijtë Administrativë të Komunave (03/L–041) i miratuar më 20 shkurt 2008.
Ai gjithashtu kujtoi se pas tërheqjes së tij nga politika në vitin 2010, përgjegjësia për zhvillimin e komunave dhe të drejtave të komunitetit bošnjak ka qenë në dorën e institucioneve përkatëse, duke theksuar se disa nga premtimet e decentralizimit nuk janë zbatuar.
“Çdoherë kur personi në fjalë ka marrë funksione më të larta, komuniteti bošnjak nuk ka arritur përparim të dukshëm në administratë, shëndetësi dhe arsimin e lartë”, tha Idrizi.
Ai bëri thirrje që çështjet e komuniteteve të trajtohen në mënyrë transparente dhe sipas ligjit, duke i dhënë përparësi zhvillimit të përbashkët dhe mbrojtjes së të drejtave të të gjithë qytetarëve.