Prizren: Numërohen mbi 84% e votave, LVV prin me 50.50% Në Komunën e Prizrenit është përfunduar numërimi i 84.68% të…
Prizren: Numërohen mbi 84% e votave, LVV prin me 50.50%
Në Komunën e Prizrenit është përfunduar numërimi i 84.68% të votave, sipas të dhënave të deritanishme nga procesi zgjedhor.
Rezultatet preliminare tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kryeson me 50.50%, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21.37%, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) renditet e treta me 8.94% të votave.
Ndërkohë, subjektet tjera politike kanë marrë këto përqindje:
Koalicioni VAKAT: 4.13%
NDS: 3.20%
KDTP: 3.10%
Procesi i numërimit po vazhdon, ndërsa rezultatet përfundimtare pritet të publikohen pas kompletimit të të gjitha vendvotimeve.