Përfundon numërimi i votave në Dragash: LVV e para, pasohen nga LDK dhe PDK Ka përfunduar procesi i numërimit të vota…
Përfundon numërimi i votave në Dragash: LVV e para, pasohen nga LDK dhe PDK
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në komunën e Dragashit. Sipas rezultateve zyrtare, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë forcë e parë, duke grumbulluar 4,682 vota, apo 37.94% të totalit.
Në vendin e dytë është renditur Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 2,442 vota ose 19.79%, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka siguruar 2,218 vota, që përbëjnë 17.98% të votave.
Rezultatet pasqyrojnë orientimin politik të elektoratit në Dragash dhe përmbyllin një proces zgjedhor të zhvilluar në mënyrë të rregullt.