Hamza: PDK do të nisë proces zgjedhor të brendshëm, ka nevojë për reformë Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (…
Hamza: PDK do të nisë proces zgjedhor të brendshëm, ka nevojë për reformë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka bërë të ditur se partia së shpejti do të hyjë në një proces të brendshëm zgjedhor, pas një periudhe të gjatë pa zgjedhje të brendshme.
Në një konferencë për media, Hamza tha se zgjedhjet e fundit të brendshme në PDK janë mbajtur në vitin 2019, ndërsa procesi i ri do të nisë nga nëndegët, duke përfshirë të gjitha nivelet e strukturës partiake, deri në zgjedhjen e organeve qendrore.
“Së shpejti do të futemi në proces të brendshëm zgjedhor. Ka kaluar një kohë e gjatë pa zgjedhje dhe ka nevojë reale për reformë, për ndryshim dhe për freskim të strukturave, duke përfshirë moshën, gjininë dhe profesionet”, deklaroi Hamza.
Sipas tij, ky proces synon modernizimin dhe forcimin e PDK-së, përmes përfshirjes më të gjerë të anëtarësisë dhe krijimit të një strukture më përfaqësuese dhe funksionale.