Komuna e Dragashit publikon listën e fermerëve përfitues të subvencioneve komunale Komuna e Dragashit ka publikuar li…
Komuna e Dragashit publikon listën e fermerëve përfitues të subvencioneve komunale
Komuna e Dragashit ka publikuar listën e fermerëve që kanë përfituar subvencione komunale, në kuadër të mbështetjes për zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe përkrahjen e fermerëve lokalë.
Sipas njoftimit zyrtar, subvencionet komunale synojnë të lehtësojnë kostot e prodhimit dhe të nxisin zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë në territorin e komunës.
Lista e plotë e përfituesve është bashkangjitur në këtë postim përmes fotografisë, ndërsa Komuna ka bërë të ditur se fermerët mund të drejtohen pranë drejtorisë përkatëse për informata shtesë apo sqarime.







