Urim me rastin e Ditës së Veteranëve të UÇK-së Sot shënohet Dita e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)…
Urim me rastin e Ditës së Veteranëve të UÇK-së
Sot shënohet Dita e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), një ditë reflektimi dhe nderimi për sakrificën, guximin dhe përkushtimin e atyre që u rreshtuan në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit të popullit të Kosovës.
Veteranët e UÇK-së, edhe pse me plagë të luftës në trup, mbeten me krenari në zemër dhe me zë të fuqishëm në historinë e lirisë sonë. Kontributi i tyre është themeli mbi të cilin është ndërtuar liria dhe shtetësia e Kosovës, duke mbetur frymëzim i vazhdueshëm për brezat që vijnë.
Në këtë ditë të veçantë, stafi i Dragash Info shpreh mirënjohje dhe respekt të thellë për të gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa me nderim të përjetshëm kujton dëshmorët e kombit, të cilët dhanë jetën për lirinë e atdheut.
Lavdi dëshmorëve dhe respekt i përhershëm luftëtarëve të lirisë.
|Dragash Info|