Botë

Kthimi i diasporës: Pritje deri në 1 orë e gjysmë në pikën kufitare të Merdarës Ka nisur kthimi i mërgimtarëve drejt…

02.01.2026. 1 min čitanja

Kthimi i diasporës: Pritje deri në 1 orë e gjysmë në pikën kufitare të Merdarës

Ka nisur kthimi i mërgimtarëve drejt vendeve evropiane ku jetojnë dhe punojnë, pas qëndrimit të tyre në Kosovë gjatë festave dhe pushimeve.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Qendra për Menaxhim Kufitar e Republikës së Kosovës, në pikën kufitare Merdarë është krijuar kolonë automjetesh në gjatësi prej rreth 600 metrash.

Në përditësimin e fundit të bërë në orën 10:46, pritjet për të dalë nga Kosova në këtë pikë kufitare arrijnë deri në 1 orë e 30 minuta.

Autoritetet kufitare u bëjnë thirrje qytetarëve që të planifikojnë udhëtimin e tyre me kohë dhe, nëse është e mundur, të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare për të shmangur pritjet e gjata.

Original Facebook objava