Botë

Thirrje e hapur për studentë: Trajnim mbi drejtësinë tranzicionale, krimet e luftës dhe raportimin mediatik Është hap…

02.01.2026. 2 min čitanja

Thirrje e hapur për studentë: Trajnim mbi drejtësinë tranzicionale, krimet e luftës dhe raportimin mediatik

Është hapur thirrja për studentët e Juridikut, Shkencave Politike dhe fushave të ngjashme për të marrë pjesë në një trajnim të specializuar mbi drejtësinë tranzicionale, krimet e luftës dhe raportimin e përgjegjshëm mediatik.

Ky trajnim synon t’u ofrojë pjesëmarrësve njohuri teorike dhe praktike mbi trajtimin e temave të ndjeshme që lidhen me krimet e luftës, standardet ndërkombëtare ligjore dhe rolin e mediave në informimin e saktë dhe të bazuar në fakte.

Sipas organizatorëve, trajnimi përfshin tema si:

Krimet e luftës dhe standardet ndërkombëtare ligjore

Mekanizmat e drejtësisë tranzicionale

Etika dhe sfidat në raportimin e temave të ndjeshme

Roli i mediave dhe raportimi profesional i bazuar në fakte

Trajnimi do të mbahet më 8 janar 2026 dhe është i dedikuar për studentët që vijnë nga Prishtina.

📍 Vendi: Muzeu i Reporting House, Prishtinë
📝 Afati i aplikimit: 5 janar 2026

Të interesuarit mund të aplikojnë dhe të marrin informata shtesë përmes linkut:
➡️ https://shorturl.at/qnbXS

Organizatorët ftojnë studentët e interesuar që të shfrytëzojnë këtë mundësi për të thelluar njohuritë e tyre dhe për të zhvilluar aftësi profesionale në fushat e drejtësisë dhe medias.

Original Facebook objava