Ish-kandidati i VV-së në Rahovec, Zymer Hoti, konvertohet në fenë katolike Rahovec – Ish-kandidati i Lëvizjes Vetëven…
Ish-kandidati i VV-së në Rahovec, Zymer Hoti, konvertohet në fenë katolike
Rahovec – Ish-kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Asamblenë Komunale në Rahovec, Zymer Hoti, ka njoftuar për konvertimin e tij fetar në fenë katolike.
Pas këtij konvertimi, ai tashmë mban emrin Zef Hoti. Deri më tani, nuk ka pasur reagim zyrtar nga Lëvizja Vetëvendosje lidhur me këtë zhvillim, ndërsa vetë Hoti nuk ka sqaruar nëse ky vendim ka ndonjë lidhje me angazhimin e tij politik.
Konvertimi ka ngjallur diskutime në opinionin publik lokal, veçanërisht për raportin mes bindjeve personale dhe angazhimit politik.


