Kryeziu: Shteti i Kosovës nuk është aksidental, do të mbrohet me çdo mjet Ish-kryetari i Komunës së Prizrenit dhe ish…
Kryeziu: Shteti i Kosovës nuk është aksidental, do të mbrohet me çdo mjet
Ish-kryetari i Komunës së Prizrenit dhe ish-gjykatësi i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit politike, duke deklaruar se përpjekjet për ta cenuar shtetin e Kosovës nuk do të kalojnë.
Në një shkrim publik, Kryeziu ka theksuar se, pavarësisht presioneve dhe interesave të grupeve të caktuara, ai dhe bashkëpunëtorët e tij nuk do të tërhiqen.
“Siç po shihet, shokët e Fatmir Shehollit nuk dorëzohen lehtë, sepse janë thellë në borxhe e detyrime, por nuk dorëzohemi as ne. Ky shtet nuk është aksidental dhe as eksperiment. Do ta mbrojmë me gjithçka që kemi”, ka shkruar Kryeziu.
Ai ka shtuar se, sipas tij, përpjekjet e asaj që e cilëson si “kolonë e pestë e Beogradit” nuk do të kenë sukses.
“Kolona e pestë e Beogradit nuk kalon”, ka përfunduar Kryeziu.
Kadri Kryeziu është profesor universitar, ish-dekan i Fakultetit Juridik në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, si dhe ish-gjykatës i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.