Botë

Azdren Shala: Ta dërgojmë Albin Kurtin në Shqipëri për një mandat, Edi Rama të vijë në Kosovë Azdren Shala ka bërë nj…

03.01.2026. 2 min čitanja

Azdren Shala: Ta dërgojmë Albin Kurtin në Shqipëri për një mandat, Edi Rama të vijë në Kosovë

Azdren Shala ka bërë një deklaratë polemike lidhur me skenën politike në Kosovë dhe Shqipëri, duke propozuar një “këmbim” simbolik të liderëve mes dy vendeve.

Sipas Shalës, do të ishte e udhës që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të dërgohej për një mandat qeverisës në Shqipëri, ndërsa kryeministri shqiptar, Edi Rama, të vinte në Kosovë.

“Mirë do të ishte t’ua dërgonim vëllezërve tanë në Shqipëri Albin Kurtin për një mandat, ndërsa neve të na sillnin Edi Ramën. Pas katër vitesh, ata do t’ia dinin vlerën Ramës, ndërsa ne në Kosovë do ta kuptonim sa shumë kemi humbur me Kurtin gjatë këtyre viteve. Besoj se atëherë do të ishim kthjellë të dyja palët,” ka deklaruar Shala.

Deklarata e tij ka nxitur reagime dhe diskutime në opinionin publik, duke u parë si kritikë e drejtpërdrejtë ndaj qeverisjes aktuale në Kosovë dhe si reflektim mbi dallimet e perceptimit politik mes dy shteteve.
— Dragash Info

Original Facebook objava