Shukri Quni reagon sërish: Po kërkoj vetëm votën time Kuvendari i Bashkimit Demokratik të Prizrenit (BDP), Shukri Qun…
Shukri Quni reagon sërish: Po kërkoj vetëm votën time
Kuvendari i Bashkimit Demokratik të Prizrenit (BDP), Shukri Quni, ka reaguar për herë të dytë lidhur me procesin zgjedhor të 28 dhjetorit, duke deklaruar se nuk ka qenë kandidat dhe se kërkesa e tij ka të bëjë vetëm me votën personale që ka dhënë.
“Nuk kam qenë kandidat. Jam duke e kërkuar vetëm votën time që e kam votuar. Nuk po kërkoj asgjë tjetër,” ka shkruar Quni.
Ai ka ngritur akuza për parregullsi serioze gjatë procesit të numërimit të votave për deputetë në një vendvotim në Prizren. Sipas tij, në vendvotimin 2038, i vendosur në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Luigj Gurakuqi” në Nashec, konkretisht në dhomën 03, gjatë numërimit të votave ka pasur keqpërdorime të rënda.
“Në këtë vendvotim ka pasur vjedhje masive të votave mes kandidatëve të partive opozitare,” ka deklaruar ai.
Quni ka bërë thirrje që organet kompetente të ndërmarrin hetime urgjente për këto, siç i ka cilësuar, keqpërdorime serioze me elemente penale.
Ai ka shtuar se dyshimet për parregullsi nuk kufizohen vetëm në këtë vendvotim, por se raste të ngjashme mund të jenë shënuar edhe në shumë vendvotime të tjera.
— Dragash Info