Botë

đŸ”„ Telat e rrymĂ«s bien nĂ« tokĂ« dhe marrin flakĂ« pranĂ« spitalit nĂ« Dragash NjĂ« incident i rrezikshĂ«m ka ndodhur sot nĂ«…

04.01.2026. 1 min čitanja

đŸ”„ Telat e rrymĂ«s bien nĂ« tokĂ« dhe marrin flakĂ« pranĂ« spitalit nĂ« Dragash

Një incident i rrezikshëm ka ndodhur sot në afërsi të spitalit në Dragash, ku telat e energjisë elektrike kanë rënë në tokë dhe kanë marrë flakë, duke shkaktuar panik tek qytetarët dhe rrezik potencial për zonën përreth.

Fatmirësisht, falë reagimit të shpejtë të qytetarëve që ndodheshin në vendin e ngjarjes, zjarri është lokalizuar me kohë, duke parandaluar përhapjen e tij dhe pasoja më të mëdha.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa autoritetet pritet të dalin me sqarime lidhur me shkaqet e incidentit dhe masat që do të ndërmerren për të shmangur raste të ngjashme në të ardhmen.

— Dragash Info

Original Facebook objava