🚨 Telat e rrymës marrin flakë pranë spitalit në Dragash – pamje nga lagjia përreth!
🚨 Telat e rrymës marrin flakë pranë spitalit në Dragash – pamje nga lagjia përreth!
Mbrëmë, telat e energjisë ranë në tokë dhe shkaktuan flakë pranë spitalit, duke krijuar situatë rreziku për qytetarët. Në këtë video nga një lagje pak më lart, shihet qartë incidenti dhe dimensioni i tij.
Banorët e zonës tregojnë se lajmëruan menjëherë policinë dhe zjarrfikësit, por autoritetet mbërritën rreth 40 minuta më vonë. Falë ndërhyrjes së shpejtë të qytetarëve, zjarri u lokalizua dhe nuk pati të lënduar.
Autoritetet pritet të dalin me sqarime mbi shkaqet dhe masat për të shmangur raste të ngjashme.
📹 #DragashInfo