Botë

Hoxhaj kritikon kryeministrin sllovak: “Jeni zë i Kremlinit brenda BE-së” Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hox…

04.01.2026. 2 min čitanja

Hoxhaj kritikon kryeministrin sllovak: “Jeni zë i Kremlinit brenda BE-së”

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico, duke e akuzuar atë për përsëritje të narrativave të Moskës dhe për mbrojtje indirekte të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Në një postim në rrjetin X (Twitter), Hoxhaj shkruan se Fico “nuk është neutral”, por vepron si “rele e Kremlinit brenda Bashkimit Evropian”, duke vënë në pikëpyetje kredibilitetin e tij kur flet për ligjin ndërkombëtar.

Sipas Hoxhajt, është problematike që brenda BE-së vazhdon të tolerohet ky rreshtim politik, duke përfshirë qëndrimet e pesë vendeve të BE-së që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

“Një i ashtuquajtur mbrojtës i ligjit ndërkombëtar, që përsërit narrativat e Moskës dhe i del në mbrojtje luftës së Putinit, tani i mban leksione botës për ligjshmërinë. Robert Fico nuk është neutral; ai është një rele e Kremlinit brenda BE-së. Ajo që është edhe më shqetësuese është se shumë në BE ende e tolerojnë këtë rreshtim, përfshirë qëndrimin e EU5 ndaj Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj.

Reagimi i tij vjen pas deklaratave të kryeministrit sllovak, i cili kritikoi përdorimin e forcës ushtarake pa mandat të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe e krahasoi situatën në Venezuelë me raste të tjera ndërkombëtare, përfshirë Kosovën, Ukrainën dhe Gazën, duke akuzuar BE-në për standarde të dyfishta.

Analistët politikë vlerësojnë se Fico haptas ka dalë si aleat i Putinit, dhe kjo është një nga arsyet kryesore pse Sllovakia ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

— Dragash Info

Original Facebook objava