🚨 ShqetĂ«sim qytetar: Gjendja alarmante e rrjetit elektrik nĂ« Dragash Pas raportimeve dhe reagimeve tĂ« mbrĂ«mshme pĂ«r z…
🚨 Shqetësim qytetar: Gjendja alarmante e rrjetit elektrik në Dragash
Pas raportimeve dhe reagimeve të mbrëmshme për zjarrin e shkaktuar nga rënia e kabllove elektrike pranë spitalit në Dragash, shumë qytetarë kanë shprehur shqetësimin e tyre për gjendjen e rrjetit elektrik dhe mungesën e mirëmbajtjes nga KEDS.
Një qytetar ka dërguar video nga rruga e Radeshës në Dragash, ku shihet qartë se kabllot elektrike dhe ato të internetit kanë rënë shumë afër tokës – në disa raste jo më shumë se një metër larg – duke paraqitur rrezik serioz për banorët, fëmijët dhe automjetet që qarkullojnë aty.
Po ashtu, qytetarët raportojnë për shtylla elektrike të kalbura dhe të dëmtuara në shumë pjesë të territorit të komunës së Dragashit, të cilat çdo ditë përbëjnë rrezik potencial për aksidente dhe zjarre.
Këto pamje janë dërguar nga lexuesit e Dragash Info, si thirrje publike për ndërhyrje urgjente dhe përgjegjësi institucionale, para se të ndodhë ndonjë fatkeqësi më e madhe.
📹 Video nga qytetarët
— Dragash Info