Edhe një mjek i ri i shtohet ekipit shëndetësor në Dragash Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Dragash ës…
Edhe një mjek i ri i shtohet ekipit shëndetësor në Dragash
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Dragash është përforcuar edhe me një mjek të ri, pas përfundimit të procedurave të rregullta të konkursit.
Sot është nënshkruar kontrata e punës me Dr. Faton Qollopekun, i cili do t’i bashkohet ekipit shëndetësor të Komunës së Dragashit, duke kontribuar në ofrimin e shërbimeve mjekësore për qytetarët.
Me këtë rast, drejtuesit komunalë i kanë uruar Dr. Qollopekut mirëseardhje dhe suksese në misionin fisnik të kujdesit për shëndetin e qytetarëve, duke vlerësuar punësimin e tij si të merituar dhe të rëndësishëm për sistemin shëndetësor lokal.
Angazhimi i mjekëve të rinj në institucionet shëndetësore të komunës po konsiderohet si një hap i rëndësishëm drejt rritjes së kapaciteteve profesionale, përmirësimit të cilësisë së shërbimeve dhe ofrimit të kujdesit shëndetësor më të mirë për pacientët.
Nga Komuna e Dragashit është bërë e ditur se do të vazhdohet me forcimin e mëtejmë të sektorit të shëndetësisë, me qëllim të garantimit të shërbimeve cilësore dhe të barabarta për të gjithë qytetarët.
— Dragash Info