Kërkohet personi i zhdukur Riza (Rrustem) Thaqi – Policia kërkon ndihmën e qytetarëve Prizren, 05 janar 2026 Policia…
Kërkohet personi i zhdukur Riza (Rrustem) Thaqi – Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
Prizren, 05 janar 2026
Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e një personi të raportuar si i zhdukur në rajonin e Prizrenit.
Sipas njoftimit zyrtar, me datë 25.12.2025, nga familjarët është raportuar si person i zhdukur Riza (Rrustem) Thaqi, mashkull, i lindur më 15.10.1983 në Rogovë të Hasit, Komuna e Gjakovës, me banim në Prizren, i cili nuk është parë që nga data 23.12.2025.
Pas inicimit të rastit nga Sektori Rajonal i Hetimeve i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për gjetjen e personit të zhdukur. Megjithatë, deri më tani, personi nuk është lokalizuar.
Me qëllim të ndriçimit të rastit, Prokuroria Themelore në Prizren ka autorizuar publikimin e fotografive të personit të zhdukur, në përputhje me dispozitat e nenit 76, paragrafi 2 të KPPRK-së, përmes mediave televizive dhe rrjeteve sociale, duke kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për ofrimin e informatave që do të ndihmonin në lokalizimin dhe gjetjen e tij.
Policia u bën thirrje të gjithë qytetarëve që, nëse kanë çfarëdo informate apo njohuri për vendndodhjen e personit në fjalë, ta raportojnë rastin:
në numrin emergjent 192,
përmes faqes zyrtare të Policisë së Kosovës në Facebook,
ose në cilindo stacion policor në Kosovë.
Çdo informacion mund të jetë i rëndësishëm për zbardhjen e rastit.
— Dragash Info