KRU “Hidroregjioni Jugor”: Rritje e tarifave të ujit nga janari 2026 Kompania Rajonale e Ujësjellësit dhe Kanalizimit…
KRU “Hidroregjioni Jugor”: Rritje e tarifave të ujit nga janari 2026
Kompania Rajonale e Ujësjellësit dhe Kanalizimit, KRU “Hidroregjioni Jugor”, ka njoftuar konsumatorët se nga muaji janar do të hyjnë në fuqi tarifat e reja të ujit, të miratuara nga Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU), në kuadër të procesit tarifor 2026–2028.
Sipas njoftimit, rishikimi i tarifave është bërë për shkak të:
rritjes së çmimit të energjisë elektrike,
rritjes së kostove operative dhe mirëmbajtjes,
nevojës për investime të reja dhe zgjerim të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit.
Tarifat e reja do të aplikohen në të gjitha kategoritë e konsumatorëve dhe do të pasqyrohen në faturat mujore që nisën nga janari 2026.
KRU “Hidroregjioni Jugor” ka theksuar se qëllimi mbetet sigurimi i furnizimit të qëndrueshëm me ujë, përmirësimi i cilësisë së shërbimeve dhe realizimi i projekteve investive në interes të qytetarëve.
Kompania falënderon qytetarët për mirëkuptim dhe bashkëpunim.
— Dragash Info