Botë

Përditësimi i fundit nga KQZ: VV fiton mandatin e 57-të, PDK humb një deputet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po…

05.01.2026. 1 min čitanja

Përditësimi i fundit nga KQZ: VV fiton mandatin e 57-të, PDK humb një deputet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon procesin e numërimit të votave nga zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor.

Sipas rezultateve të përditësuara të publikuara nga KQZ dhe kalkulatorit zyrtar për ndarjen e mandateve në Kuvendin e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar edhe një mandat shtesë, duke e çuar numrin total të deputetëve në 57.

Si pasojë e këtij ndryshimi, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka humbur një mandat, duke rënë në 22 deputetë.

Ndërkohë, për partitë tjera nuk ka ndryshime në ndarjen e mandateve.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mbetet me 15 deputetë, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 6 deputetë.

KQZ ka bërë të ditur se procesi i numërimit dhe verifikimit të votave është ende në vazhdim, ndërsa rezultatet përfundimtare do të konfirmohen pas përmbylljes së të gjitha procedurave ligjore.

— Dragash Info

Original Facebook objava