Botë

Vjosa Osmani pranoi dhjetëra kërkesa për falje, por fali vetëm një të burgosur Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, g…

05.01.2026. 2 min čitanja

Vjosa Osmani pranoi dhjetëra kërkesa për falje, por fali vetëm një të burgosur

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vitit 2025 ka pranuar dhjetëra kërkesa për faljen e të burgosurve, por sipas të dhënave zyrtare ka falur vetëm një person.

Nga Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), në një përgjigje për Periskopin, bëhet e ditur se gjatë vitit të kaluar janë proceduar 64 kërkesa për falje të dënimit, ndërsa 5 kërkesa janë ende në proces të kompletimit të raporteve.

Deri më tani, vetëm një Dekret për Falje është lëshuar, me numër 04/2025, më datë 29 janar 2025. Me këtë dekret, e dënuara A.C. ka përfituar faljen e pjesës së mbetur të dënimit për veprën penale “Rrezikim i Trafikut Publik”.

“Gjatë vitit 2025, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka proceduar 64 kërkesa për falje të dënimit. Deri më tani është pranuar vetëm një Dekret për Falje, me të cilin e dënuara A.C. i është falur pjesa e mbetur e dënimit”, thuhet në përgjigjen zyrtare të SHKK-së.

Krahasuar me kohën e ish-presidentëve të Kosovës, si Fatmir Sejdiu, Atifete Jahjaga dhe Hashim Thaçi, gjatë mandateve të tyre janë amnistuar 316 të burgosur me dekret presidencial, duke treguar një ndryshim të dukshëm në praktikën e faljeve presidenciale.

Ky fakt ka shkaktuar reagime dhe debate në publik lidhur me qasjen e Presidentes Osmani ndaj faljeve të të burgosurve.

— Dragash Info

Original Facebook objava